Artikull
Parlamenti shqyrton zgjatjen e vlefshmërisë së Buxhetit 2025 gjatë vitit 2026
Martë 16 Dhjetor 2025 15:04
Martë, 16 Dhjetor 2025, 15:04
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Komisioni parlamentar për buxhet dhe financa miratoi të ashtuquajturin ligj zgjatës për Buxhetin 2025, i cili do të zbatohet edhe gjatë vitit të ardhshëm deri në miratimin e Buxhetit 2026. Shqyrtimi i tij vazhdon edhe në komisionet e tjera parlamentare. Ligji zgjatës parashikon ngrirjen e pagave, me përjashtim të pagës minimale.
Sipas Ligjit për financat publike, nëse deri në fillimin e vitit buxhetor korniza financiare e shtetit nuk miratohet nga Kuvendi Popullor, të ardhurat e buxhetit mblidhen në përputhje me ligjet në fuqi. Shpenzimet dhe dhënia e transfereve nuk duhet të jenë më të larta se ato të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar dhe nuk duhet të tejkalojnë të ardhurat.
Gjatë konsultimeve te presidenti më 15 dhjetor për formimin e një kabineti të ri pas dorëheqjes së qeverisë, nga GERB-SDS dhe PP-DB deklaruan se një buxhet i ri duhet të miratohet nga një qeveri e re e rregullt, e dalë pas zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova, financa publike