LAJME

Artikull

GERB: Buxheti i rregullt për 2026 nuk u tërhoq

Martë, 16 Dhjetor 2025, 16:12

GERB: Buxheti i rregullt për 2026 nuk u tërhoq

FOTO: Stefan Kunçev

Madhësia e shkronjave

Buxheti i rregullt për vitin 2026 nuk u tërhoq dhe ndodhet në Zyrën e Parlamentit; ai kaloi nëpër komisione dhe mund të vihet për votim të parë nëse partitë politike arrijnë një marrëveshje për këtë në Këshillin e Kryetarëve, i cili do të mbahet që nesër. Këtë e deklaroi sot për BNR-në nënkryetarja e Grupit Parlamentar të GERB-SDS, Denica Saçeva. Sipas fjalëve të saj, GERB është e vendosur që Bullgaria të hyjë në vitin 2026 me një buxhet të miratuar – qoftë ai zgjatës apo i rregullt. "Pa asnjë buxhet, që më 2 janar çdo kush do të ndiejë kaosin. Dhe duke parë se nuk kemi një opozitë konstruktive përballë, por njerëz të cilët, sjellja dhe fjalori i tyre, i karakterizon më shumë si një grup huliganësh, ne po përpiqemi me çdo mënyrë të shpëtojmë sa të ketë mbetur ndonjë mendje të shëndoshë dhe sens të arsyeshëm", siguroi ajo.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova