Artikull
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, GERB-SDS do të ishte në krye me 21.4%
Martë 16 Dhjetor 2025 19:01
Martë, 16 Dhjetor 2025, 19:01
FOTO: “Alfa Research”
Madhësia e shkronjave
Qëndrimet aktuale elektorale të zgjedhësve tregojnë një tendencë drejt një parlamenti të ri të fragmentuar dhe afrim të pozicioneve midis konkurrentëve kryesorë. Në të njëjtën kohë, 40% e bullgarëve preferojnë që qeverisja e ardhshme të formohet nga një “forcë politike e re”. Këto janë përfundimet e sociologëve nga “Alfa Research” bazuar në rezultatet e një anketimi të realizuar në periudhën 5–12 dhjetor 2025, pjesë e monitorimit të rregullt të agjencisë, i financuar me mjete të veta.
Sipas anketimit, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën e ardhshme, për koalicionin GERB–SDS do të votonin 21.4% e atyre që janë vendosur të votojnë. PP–DB do të mbështetej nga 17.8%, “Vëzrazhdane” - 11.6%, “DPS – Fillim i Ri” - 9.4%, ndërsa për BSP do të votonin 4.9%. MEÇ është në kufirin me 4.2%, ndërsa nën pragun 4% mbeten ITN me 3.8%, “Veliçie” me 2.1% dhe “Aleanca për të Drejtat dhe Liritë” me 1.6%.
Ndër liderët partiakë, Bojko Borisov gëzon besimin më të madh - 21.86%, i ndjekur nga Asen Vasilev me 14.6% dhe Ivajllo Mirçev me 14.4%. Deljan Peevski ka një besueshmëri prej 5.6%.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova