LAJME

Artikull

Byroja Ekzekutive e BSP dorëzon dorëheqjen, kryetari – jo

Martë, 16 Dhjetor 2025, 19:21

Byroja Ekzekutive e BSP dorëzon dorëheqjen, kryetari – jo

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Byroja Ekzekutive e BSP dorëzon dorëheqjen e tij. Vetëm kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë, Atanas Zafirov, nuk jep dorëheqje nga posti i tij. Ky është rezultati i mbledhjes së Byrosë Ekzekutive të Këshillit Kombëtar të BSP-së. U caktua një grup për të marrë pjesë në konsultimet me presidentin Rumen Radev më 17 dhjetor, nën udhëheqjen e kryetarit Atanas Zafirov. Mbledhja e ardhshme e Këshillit Kombëtar të BSP-së u caktua për 10 janarin 2026.

Udhëheqja e partisë së majtë deklaron se vendimi u mor si një akt i përgjegjësisë kolektive, me vetëdije të qartë se në këtë moment të rëndësishëm për shtetin dhe partinë, më e rëndësishmja është qetësimi i situatës dhe kalimi i partisë përmes sfidave që po vijnë.

Atanas Zafirov u zgjodh kryetar i BSP-së më 16 shkurt të këtij viti pas dorëheqjes së Kornelia Ninovës. Aktualisht, BSP – E Majta e Bashkuar është forca e pestë parlamentare.

Mbështetja për BSP-në ka rënë në 4.9%, ndërsa miratimi për liderin Atanas Zafirov në 8.4% (kundër 58.8% mosmiratim), sipas sondazhit të fundit të Agjencisë Sociologjike “Alfa Research”.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova