Artikull
Në Pleven shënojnë 85-vjetorin e lindjes së të paharrueshmit Emill Dimitrov
Mërkurë 17 Dhjetor 2025 04:55
Mërkurë, 17 Dhjetor 2025, 04:55
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Me katër koncerte, në qytetin Pleven shënojnë 85 vjetorin e lindjes së këngëtarit të madh të estradës, të lindur në këtë qytet, Emill Dimitrov. Pas dy koncerteve të para që u pritën me interes të madh më 5 dhjetor, më 17 dhjetor në sallën “Katja Popova” do të zhvillohen edhe dy të tjera. Ngjarja me titullin “Nëse ke dhënë” – sipas njërës nga këngët më të njohura të interpretuesit –organizohet nga komuna, dhe biletat për të janë falas. Këngët e njërit prej këngëtarëve më të dashur bullgarë – “Nëse ke dhënë”, “Vendi im, Bullgaria ime”, “Arlekino” dhe të tjera – interpretohen nga këngëtarë dhe muzikantë të moshave të ndryshme.
Emill Dimitrov (1940–2005) ishte interpretues dhe autor këngësh, një nga emrat më të mëdhenj të estradës bullgare. Ai lindi më 23 dhjetor 1940 në një familje artistike, djalë i Iluzionistit Miti (Dimitër Dimitrov) dhe Anastasija, asistentja e tij me emrin artistik Madam Sisi. Në vitin 1960, u pranuar në degën e artit të aktrimit në Akademinë Kombëtare për Arte Dramatike dhe Filmike “Krustjo Sarafov”. Në të njëjtin vit debutoi si këngëtar, duke interpretuar këngën e tij origjinale “Arlekino”. Kjo shënoi fillimin e një karriere të gjatë dhe të suksesshme si interpretues pop, muzikant dhe kompozitor.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova