MUZIKË

Artikull

Kori i Fëmijëve dhe Orkestra Popullore e BNR-së me koncert Krishtlindjeje

Mërkurë, 17 Dhjetor 2025, 05:55

Kori i Fëmijëve dhe Orkestra Popullore e BNR-së me koncert Krishtlindjeje

FOTO: Facebook/NationalPalaceOfCulture

Madhësia e shkronjave

Me koncertin “Tablo nga një Krishtlindje”, Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare përmbyll festimet e 65-vjetorit të tij. Programi festiv do të udhëheqë publikun përmes ngjyrave, ritmeve dhe traditave të Evropës, Amerikës dhe Afrikës së nxehtë, ndërsa finali do të paraqesë një tablo të magjishme të traditave tona të Krishtlindjes.

FOTO: Facebook/NationalPalaceOfCulture

Me gjuhën e muzikës dhe zërat e fëmijëve, publiku do të zhytet në atmosferën festive, ku tingëllojnë kambanat, shkëlqejnë pemët me ngjyra të ndezura, kolendarët këndojnë dhe trokasin me shkopinjtë e tyre, ndërsa drerët e Babagjyshit sjellin dhuratat e dëshiruara për fëmijët.

FOTO: Facebook/NationalPalaceOfCulture

Tek Kori i Fëmijëve me dirigjente kryesore Venecia Karamanova dhe ndihmës dirigjente Mihaella Koteva i bashkohen edhe muzikantët virtuozë nga Orkestra e Muzikës Popullore e BNR-së, nën udhëheqjen e Dimitër Hristovit. Të dy ansamblet do t’i ofrojnë publikut edhe dhuratën e tyre të Krishtlindjeve – “Suitën e Krishtlindjeve” të krijuar posaçërisht për ta nga maestro Dimitër Hristov, bazuar në motive nga pesë këngë të vjetra bullgare të Krishtlindjeve.

FOTO: Facebook/NationalPalaceOfCulture

Një mysafire e veçantë e koncertit më 17 dhjetor do të jetë këngëtarja Desi Dobreva.


Redaktoi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova