LAJME

Artikull

Bullgaria plotësoi tashmë gjysmën e një skuadriljeje me avionë F-16 Block 70

Mërkurë, 17 Dhjetor 2025, 09:53

Bullgaria plotësoi tashmë gjysmën e një skuadriljeje me avionë F-16 Block 70

FOTO: Ministria e Mbrojtjes

Madhësia e shkronjave

Mbërritën edhe dy nga tetë avionët e parë luftarakë F-16 Block 70, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Prodhuesi “Lockheed Martin” shpalli të përfunduar porosinë e parë. Ministri i mbrojtjes Atanas Zapryanov dhe shefi i mbrojtjes, adm. Emill Eftimov, pritën dy avionët – një njëvendësh dhe një dyvendësh. Vendi pagoi njëherësh rreth 1.1 miliardë euro në vitin 2019 për tetë avionët e parë. Për shkak të pandemisë COVID-19, dorëzimi u vonua me 2 vjet. Avionët e rinj kanë radar të përputhshëm me atë të F-35. Ata kanë një jetë operative prej 12 000 orësh fluturimi.

Deri në fund të vitit 2027, “Lockheed Martin” duhet të dorëzojë edhe 8 avionë të tjerë luftarakë, për të cilët Sofja po paguan me këste mbi 1.2 miliardë euro.

Tetë avionët e parë F-16 Block 70 do të prezantohen në një ceremoni zyrtare në Bazën Ajrore të Tretë më 18 dhjetor, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova