Artikull
BE vendosi sanksione ndaj rusofilëve të Nikollaj Malinovit
Mërkurë 17 Dhjetor 2025 10:13
Mërkurë, 17 Dhjetor 2025, 10:13
Nikollaj Malinov
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Bashkimi Evropian e përfshiu në listën e tij të sanksioneve Lëvizjen Ndërkombëtare të Rusofilëve të Nikollaj Malinovit – një strukturë që, sipas Brukselit, përhap mesazhe destabilizuese në favor të Kremlinit. Lëvizja u themelua para 3 vitesh në një kongres në Moskë, ku morën pjesë një sërë politikanësh dhe figurash publike të larta ruse. Në atë kohë, Malinov u zgjodh sekretar i përgjithshëm; më vonë ai u akuzua nga prokuroria bullgare për spiunazh në favor të Rusisë, njofton BGNES.
Malinov është ish-deputet dhe politikan i BSP-së. Ai përfundoi studimet për histori në Universitetin Shtetëror të Kievit. Për 7 vjet, deri në vitin 2015, botonte gazetën “Duma”. Është përfaqësues zyrtar i televizioneve ruse në Bullgari. Që nga viti 2023, ai është sanksionuar nga SHBA-të sipas Ligjit “Magnitsky”.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova