Artikull
SHBA mbështesin bisedimet mes Shkupit dhe Sofjes, por nuk janë ndërmjetës
Mërkurë 17 Dhjetor 2025 12:02
Mërkurë, 17 Dhjetor 2025, 12:02
FOTO: Qendra e shtypit e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut / arkiv
Madhësia e shkronjave
Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të marrin rolin e ndërmjetësit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Këtë e deklaroi në një intervistë ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Anxhella Ageler. “Pavarësisht nëse negociatat për anëtarësim në BE kanë filluar apo jo, është e qartë se çfarë duhet bërë për të përmbushur kriteret. Udhërrëfyesi ekziston dhe të gjithë do të donim të shihnim më shumë përparim në këtë drejtim.” Kështu u shpreh Ageler për integrimin evropian të Shkupit në një intervistë për televizionin e Maqedonisë së Veriut “Sitel”. Sipas diplomates, kriza politike në Bullgari nuk duhet të rrezikojë procesin e dialogut, sepse anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut është në interes të të gjithëve, përfshirë edhe fqinjët e saj.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova