LAJME

Artikull

Nga BSP-ja mendojnë se për shkak të egoizmit partiak parlamenti u bë jolegjitim

Mërkurë, 17 Dhjetor 2025, 12:11

Nga BSP-ja mendojnë se për shkak të egoizmit partiak parlamenti u bë jolegjitim

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kjo është e vetmja qeveri që për më shumë se një vit nuk arriti të gjenerojë asnjë skandal korrupsioni. Dorëheqja e qeverisë pas protestave tashmë është fakt, deklaroi lideri i BSP-së, Atanas Zafirov, gjatë konsultimeve politike pranë presidentit pas paraqitjes së dorëheqjes së qeverisë. “Në plan shtetëror pjesëmarrja jonë në qeverisje është e kënaqshme, por në plan të ngushtë partiak – jo. Papjekuria e sistemit politik dhe egoizmi partiak çuan në faktin që parlamenti humbi legjitimitetin. Nuk ka asnjë mundësi që ky parlament të formojë çfarëdo lloj qeverie dhe ne nuk do të marrim pjesë në bisedime të tilla”, tha Zafirov. Ne mbështesim votimin elektronik me makina, por jo mënyrën se si numërohen dhe raportohen votat. Një pjesë e zgjedhësve tanë këmbëngulin edhe në votimin me fletë letre, theksoi zëvendëskryeministri në dorëheqje, duke shtuar se kanë mbrojtur në mënyrë konsekuente miratimin e buxhetit të parë shtetëror në euro.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

 

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova