LAJME

Artikull

Për “Ka një popull të tillë” kalimi në euro pa buxhet është i rrezikshëm

Mërkurë, 17 Dhjetor 2025, 13:30

Për “Ka një popull të tillë” kalimi në euro pa buxhet është i rrezikshëm

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Parlamenti do të votojë, shpresoj, vetëm buxhetin e zgjatur. Ne mbështetëm që “buxheti i vjetër” të hyjë për shqyrtim në seancën plenare, për të qenë e qartë për të gjithë qytetarët bullgarë se kush është kundër tij”, deklaroi Toshko Jordanov nga “Ka një popull të tillë” gjatë konsultimeve me presidentin pas dorëheqjes së qeverisë.

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” duke përdorur protestën e njerëzve, filluan të shmangin përgjegjësinë, sepse shteti, duke hyrë me buxhet të zgjatur në zonën euro, natyrisht që do të ketë probleme. Në këtë situatë politike nuk është e arsyeshme të kërkohet një rikonfigurim i ri në parlament”, tha Jordanov. Ai paralajmëroi se kalimi nga leva në euro pa qeveri dhe pa buxhet ka rreziqet e veta. “Pasojat, cilado qofshin ato, do të jenë për ata që kërkuan dorëheqjen”, shtoi Jordanov.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova