Enjte 25 Dhjetor 2025 08:00
Enjte, 25 Dhjetor 2025, 08:00
FOTO: Radio Bullgaria
Madhësia e shkronjave
Gëzuar Krishtlindjet!
Të nderuar miq, tërë ekipi i Radio Bullgarisë përshëndet të gjithë miqtë tanë shqiptarë dhe shqipfolës anembanë botës, duke ju uruar shumë shëndet, lumturi dhe ngrohtësi në shtëpitë tuaja! Ju falënderojmë se jeni me Radio Bullgarinë në këtë ditë të ndritshme për të gjithë të krishterët, kur lindi Zoti ynë Jezu Krisht.
Në fillim të programit tonë më 25 dhjetor 2025 do t’ju tregojmë për magjinë e Krishtlindjes - nga bekimi i lashtë deri te shfaqja e plakut të mirë në trojet tona.
Në rubrikën “Kënga e Ditës” ju ofrojmë të dëgjoni “Këngën për Njerëzit Fluturues” të kompozitorit Georgi Genkov – një nga "njerëzit e fundit fluturues", i cili u nda nga ne pikërisht në Krishtlindje.
Ju urojmë minuta të këndshme!
- 05.39 - Magjia e Krishtlindjes
- 13.15 - Kënga e Ditës
Publikoi / Publikuan: Ergul Bayraktar