Artikull
Mërkurë 17 Dhjetor 2025 17:45
Mërkurë, 17 Dhjetor 2025, 17:45
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Parlamenti miratoi
përfundimisht të ashtuquajturin ligj zgjatues për buxhetin. Shteti do të
funksionojë deri në tre muaj pa buxhet të rregullt për vitin 2026, raportoi
gazetari Daniel Inkov. Deri në miratimin e buxhetit të rregullt, të ardhurat do
të mblidhen sipas ligjeve në fuqi.
FOTO: BTA
Pagat, pensionet dhe pagesat sociale janë prioritet dhe do të paguhen në masë të plotë. U miratua propozimi i ish-ministrit të financave Asen Vasilev (PP-DB) për një indeksim të njëhershëm të pagave me inflacionin e akumuluar deri më 31 dhjetor 2025 për të gjithë ata që nuk marrin pagën minimale. Në zbatimin e këtij ligji zbatohen rregullat për konvertimin e valutës nga Ligji për futjen e euros në Republikën e Bullgarisë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva