LAJME

Artikull

Fermerët bullgarë i bashkohen protestës bujqësore pan-evropiane në Bruksel

Enjte, 18 Dhjetor 2025, 05:05

Fermerët bullgarë i bashkohen protestës bujqësore pan-evropiane në Bruksel

FOTO: grain.bg

Madhësia e shkronjave

Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Drithërave ka njoftuar se do t'i bashkohet protestës bujqësore pan-evropiane në Bruksel, e planifikuar për datën 18 dhjetor. Fermerët bullgarë kanë premtuar të dalin së bashku me mbi 10 000 kolegë të tyre nga e gjithë Evropa, të organizuar nga Copa dhe Cogeca - organizatat që përfaqësojnë interesat e prodhuesve bujqësorë në BE. Ata do të protestojnë kundër përpjekjes për të finalizuar shpejt marrëveshjen tregtare me Amerikën e Jugut (MERCOSUR), e cila, sipas mendimit të tyre, do të ulë çmimet e prodhimeve vendase, për kontrollin e importeve nga Ukraina, kundër kërkesave të tepërta mjedisore që pengojnë iniciativën e fermerëve, si dhe kundër mungesës së sigurisë së financimit në periudhën e ardhshme të programimit.

Data për protestën masive bujqësore në Bruksel nuk është e rastësishme, shpjegon Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Drithërave. Demonstrata do të zhvillohet pak para se Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen të niset për në Brazil për të nënshkruar marrëveshjen me MERCOSUR.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva