Artikull
BE-ja kërkon që Shkupi të respektojë detyrimet e marra ndaj Bullgarisë
Enjte 18 Dhjetor 2025 09:45
Enjte, 18 Dhjetor 2025, 09:45
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Respektimi i marrëveshjes midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është një nga kushtet për bashkëpunimin rajonal. Kjo thuhet në deklaratën e përbashkët pas samitit “BE–Ballkani Perëndimor”, të mbajtur në Bruksel. “Bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës, pajtimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore vazhdojnë të jenë me rëndësi thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët, si dhe për zbatimin me mirëbesim të marrëveshjeve ndërkombëtare me rezultate të prekshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë”, thuhet në dokument.
Kryeministri në detyrë Rosën Zheljazkov deklaroi se qëndrimi i Sofjes ndaj Shkupit ka qenë gjithmonë parimor. “Nuk kemi çështje dypalëshe të pazgjidhura. Nuk zhvillojmë asnjë mosmarrëveshje për çështje që lidhen me kompromisin e korrikut 2022. Kjo është një qëndrim i përbashkët evropian”, tha Zheljazkov. Qëndrimi ynë si shtet anëtar është që çdo vend kandidat për anëtarësim në BE, mbi bazën e meritave të veta, të vlerësohet për përparimin e tij, dhe jo nga një shtet anëtar i veçantë, shtoi Zheljazkov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova