Artikull
Sipërmarrës migrantë publikuan një udhëzues me këshilla biznesi
Enjte 18 Dhjetor 2025 10:07
Enjte, 18 Dhjetor 2025, 10:07
FOTO: Facebook/ Multi Kulti
Madhësia e shkronjave
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Migrantëve – 18 dhjetor – migrantë, pronarë biznesesh në Sofje, dolën me një Manifest të Sipërmarrësve të Huaj në Bullgari. Ata theksojnë kontributin e tyre në ekonominë bullgare dhe kërkojnë procedura biznesi më të lehtësuara, të cilat janë në dobi të gjithë shoqërisë. Sipas tyre, Bullgaria vetëm mund të përfitojë nga politika inteligjente për migracionin dhe sipërmarrjen, raportoi programi “Hristo Botev” i Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Manifesti shoqërohet edhe me një udhëzues për sipërmarrësit migrantë, i cili përmban këshilla të dobishme.
Teksti është shkruar nga ukrainasja Anastasia Degtjarjova, e cila jeton në Bullgari prej 6 vitesh. Përgatitja e Manifestit bazohet në përvojën e sipërmarrësve migrantë, të studiuar përmes një grupi fokusi, si edhe në intervista të zhvilluara me Dhomën Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë dhe Shoqatën Bullgare të Sipërmarrjes BESCO.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova