LAJME

Artikull

Këshilli Fiskal rekomandon një buxhet të ri më konservator për vitin 2026

Enjte, 18 Dhjetor 2025, 12:14

Këshilli Fiskal rekomandon një buxhet të ri më konservator për vitin 2026

FOTO: BTA, arkiv

Madhësia e shkronjave

Buxheti i rishikuar për vitin 2026 parashikon ulje të të ardhurave dhe shpenzimeve me të njëjtën shumë, ndërsa deficiti mbetet i pandryshuar. Këtë e konstaton në qëndrimin e tij Këshilli Fiskal i pavarur i vendit. “Buxheti i ri për vitin 2026 mbështetet në parashikime shumë optimiste për rritje të lartë ekonomike dhe më shumë fonde nga BE-ja, por ekziston rrezik i konsiderueshëm i mbivlerësimit të të ardhurave me 3,5–4,7 miliardë euro. Nëse rritja është më e dobët (çka e konsiderohet më e mundshme), PBB-ja do të jetë më e ulët. Atëherë, edhe nëse shpenzimet ulen në të njëjtën masë sa bien të ardhurat, përqindja e deficitit do të jetë mbi 3%. Kjo do të shkelte rregullat e eurozonës dhe do të na kushtonte më shtrenjtë”, thuhet në qëndrim. Këshilli Fiskal rekomandon që planifikimi gjatë rishikimit të buxhetit të jetë më konservator dhe i balancuar në përputhje me procesin e anëtarësimit në eurozonë, transmeton BGNES.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova