LAJME

Artikull

Thirrje ndaj presidentit për zgjedhje parlamentare në fillim të prillit

Enjte, 18 Dhjetor 2025, 12:52

Thirrje ndaj presidentit për zgjedhje parlamentare në fillim të prillit

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Është praktikisht e pamundur të formohet një kabinet brenda kuadrit të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor. Këtë e deklaroi kryetari i partisë “Aleanca për të Drejtat dhe Liritë”, Hajri Sadakov, gjatë konsultimeve politike me presidentin pas dorëheqjes së qeverisë.

Gjatë bisedimeve, presidenti Rumen Radev bëri thirrje që parlamenti të rregullojë Kodin Zgjedhor dhe të përdoren makina për të zvogëluar ndikimin subjektiv gjatë numërimit të votave.

Radostin Vasilev nga partia MEÇ deklaroi gjatë konsultimeve se është një fakt pa precedent qeverisja nga partia “DPS – Fillimi i Ri”, e cila formalish nuk merr pjesë në qeveri. “Ne kemi dallime civilizuese me një pjesë të madhe të deputetëve të zgjedhur”, tha Vasilev, duke bërë thirrje për zgjedhje të reja në fillim të prillit.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova