LAJME

Artikull

Tetë avionët luftarakë F-16 Block 70 janë dorëzuar

Enjte, 18 Dhjetor 2025, 15:21

Ministri Zaprjanov

Ministri Zaprjanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të gjithë tetë avionët F-16 Block 70 sipas kontratës së parë midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara tashmë ndodhen në bazën ajrore “Graf Ignatievo”, njoftoi ministri i mbrojtjes në dorëheqje, Atanas Zaprjanov, në një ceremoni zyrtare ku u prezantuan avionët. 

“Kjo është një shprehje e qartë e zhvillimit dhe thellimit të partneritetit strategjik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara. Po realizojmë edhe disa projekte të tjera të rëndësishme me SHBA dhe presim me padurim dorëzimin e makinave të para luftarake ‘Stryker’ në fillim të vitit të ardhshëm”, tha ministri. Ai shtoi se pritet të zhvillohen bisedime edhe për dorëzimin e një sistemi bregdetar për mbrojtjen e hapësirave tona detare.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva