LAJME

Artikull

Policia do të monitorojë për provokime gjatë protestave të sotme

Enjte, 18 Dhjetor 2025, 16:37

Gjeneral-komisari Ljubomir Nikollov

Gjeneral-komisari Ljubomir Nikollov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në të ashtuquajturin “trekëndësh i pushtetit” sonte do të vendosen rreth 20 pika kontrolli për të siguruar zhvillimin paqësor të protestës së radhës, njoftoi gjeneral-komisari Ljubomir Nikollov, drejtor i Drejtorisë së Policisë së Sofjes.

Protesta, e organizuar nga PP-DB, do të mbahet për shkak të përpjekjes së katërt të qeverisë në dorëheqje për të miratuar buxhetin e shtetit. Në të njëjtën kohë, organizata “Drejtësi për secilin” do të zhvillojë para Pallatit të Drejtësisë një miting me kërkesë për dorëheqjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm Borisllav Sarafov, pjesëmarrësit e të cilit më vonë do t’i bashkohen protestuesve në trekëndëshin e pushtetit.

Gjeneral-komisari Ljubomir Nikollov deklaroi se që në momentin e lëvizjes së njerëzve drejt protestës, organet e rendit do të vëzhgojnë për provokatorë të mundshëm. “Të dhëna për provokatorë gjithmonë ka. Ne ndjekim me kujdes rrjetet sociale, ku ka deklarata të ashpra nga pjesëmarrës të ndryshëm në protesta”, komentoi ai, duke shtuar se pas demonstratës së fundit janë filtruar persona të caktuar.

 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva