LAJME

Artikull

Deljan Peevski kërkoi të rishikohet nevoja për mbrojtjen e tij

Enjte, 18 Dhjetor 2025, 17:30

Deljan Peevski

Deljan Peevski

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Në një letër drejtuar shefit të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë dhe Komisionit të Specializuar sipas Ligjit për Shërbimin Kombëtar të Sigurisë, lideri i “DPS-Fillimi i Ri” Deljan Peevski kërkoi që organi kompetent të shprehet nëse aktualisht është i rrezikuar dhe duhet të mbrohet. Ai kujtoi se në të kaluarën tashmë ishte hequr dorë nga mbrojtja dhe këmbënguli që vendimi të rishikohet sërish sot nga komisioni kompetent, raportoi gazetari i BNR Daniell Inkov.

Ndërkohë, me unanimitet të plotë, Komisioni Parlamentar për Sigurinë e Brendshme dhe Rendin Publik miratoi në leximin e parë projektligjin e paraqitur nga deputetët e PP-DB, Ivajllo Mirçev dhe Bozhidar Bozhanov, sipas të cilit Shërbimi Kombëtar i Sigurisë nuk do të mbrojë deputetë, përveç kryetarit të Kuvendit Popullor.

 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva