Artikull
Banorët e kryeqytetit do të udhëtojnë me Babagjyshin në një tramvaj retro
Premte 19 Dhjetor 2025 05:45
Premte, 19 Dhjetor 2025, 05:45
FOTO: BTA-arkiv
Madhësia e shkronjave
Një tramvaj retro festiv do të niset sot, në orën 15:00, nga sheshi “Vëzrazhdane” në Sofje. Udhëtimi do të jetë në shoqërinë e Babagjyshit dhe Borëbardhës, ndërsa për fëmijët janë përgatitur surpriza.
Programi do të fillojë gjysmë ore më herët me këngë të Krishtlindjes, poezi, urime tradicionale dhe bekime, të interpretuara nga fëmijët e shkollës fillore nr. 38 “Vasill Aprillov”. Formacioni “Vitoshançeta” pranë Qendrës Kulturore “Shën Sofja-1997” do të prezantojë valle popullore.
Banorët dhe vizitorët e Sofjes do të kenë mundësinë të udhëtojnë me tramvajin retro deri më 23 dhjetor, midis orës 15:00 dhe 19:00. Ai do të ndalet në sheshet “Maqedonia”, “Garibaldi” dhe “Slavejkov”, në bulevardin “Vasill Levski”, pranë Universitetit të Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë dhe përfundimisht në sheshin “Zhurnalist” (“Gazetar”). Në tramvaj mund të hipë një i rritur i shoqëruar nga një ose më shumë fëmijë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva