LAJME

Artikull

Qytetarët në mbarë vendin kërkuan zgjedhje të ndershme

Enjte, 18 Dhjetor 2025, 21:45

Qytetarët në mbarë vendin kërkuan zgjedhje të ndershme

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Protesta të mëdha, të organizuara nga “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, mbushën sheshet në Sofje, Varna, Plovdiv, Ruse dhe qytete të tjera me kërkesën që lideri i “DPS-Fillimi i Ri” Deljan Peevski të largohet nga qeverisja, të zhvillohen zgjedhje të ndershme për parlament të ri me 100% votim me makina dhe Prokurori i Përkohshëm i Përgjithshëm Borisllav Sarafov të japë dorëheqje. Demonstratat kaluan pa incidente. U bë e qartë se gatishmëria për protesta mbetet.


FOTO: BTA

“Na pret një rrugë e gjatë dhe e vështirë, për ta marrë shtetin përsëri dhe për ta nxjerrë mafien prej tij. Kjo rrugë fillon me zgjedhje të ndershme”, deklaroi lideri i “Po e Vazhdojmë Ndryshimin” Asen Vasilev para qytetarëve në të ashtuquajturin trekëndësh të pushtetit në kryeqytet. Ai falënderoi për praninë e tyre me fjalët:




Asen Vasilev

FOTO: BGNES

Qeveria mund të ketë dhënë dorëheqje, por ende nuk kemi mbaruar me të, nuk do të kemi mbaruar derisa të caktohen zgjedhjet!”  

Asen Vasilev njoftoi se pas miratimit në leximin e parë në Komisionin Parlamentar për Sigurinë e Brendshme dhe Rendin Publik që të hiqet mbrojtja e liderit të GERB Bojko Borisov dhe e Deljan Peevskit, nesër, 19 dhjetor, do të mblidhen nënshkrime për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, në mënyrë që deputetët ta votojnë. “Do t’ju heqim mbrojtjen para se të largohet parlamenti”, u shpreh ai.

FOTO: BTA

Paralelisht me protestën para institucioneve të pushtetit filloi një miting edhe para Pallatit të Drejtësisë për ndërrimin e Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm me mandat të skaduar, i organizuar nga iniciativa “Drejtësi për secilin”, ku u deklarua se Borisllav Sarafov shërben pa skrupuj “Fillimin e Ri”. Me një marshim drejt qytetarëve protestues në trekëndëshin e pushtetit, të dy protestat u bashkuan dhe përfunduan me interpretimin e himnit bullgar. 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BTA, BGNES