Artikull
Premte 19 Dhjetor 2025 08:49
Premte, 19 Dhjetor 2025, 08:49
FOTO: iib.int
Madhësia e shkronjave
Dorëheqja e qeverisë bullgare nxjerr në pah sfidat për zbatimin e reformave strukturore, përfshirë ndryshimet tatimore dhe mënyrën se si ato mund të ndikojnë në rritjen ekonomike, thuhet në një analizë të agjencisë Fitch Ratings. Megjithatë, kriza nuk do të ndikojë në anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë më 1 janar 2026, i cili sipas Fitch do të vazhdojë sipas planit. Agjencia ruan vlerësimin “BBB+”/Stabil për vendin, i cili u dha në korrik, kur Ecofin i Këshillit Evropian miratoi kërkesën e Sofjes për anëtarësim në eurozonë.
Fitch vëren se pozicioni bazë fiskal i Bullgarisë është përkeqësuar vitet e fundit për shkak të rritjes së shpenzimeve sociale, rritjeve të mëdha të pagave në sektorin publik dhe vonesave në zbatimin e reformave, megjithëse borxhi publik mbetet shumë i ulët – nën 30% të PBB-së në vitin 2025. Fitch Ratings pret që deficiti fiskal të rritet në 3,2% në vitin 2026 dhe në 4,3% në vitin 2027, nga 3% në vitin 2025. Parashikimi pasqyron dështimin e qeverisë në largim për të zbatuar masat e planifikuara për të ardhurat, si dhe për vitin 2027 – ndikimin e furnizimeve me pajisje ushtarake me vlerë 1,2% të PBB-së. Fitch Ratings gjithashtu rrit parashikimin e saj për rritjen reale të PBB-së për vitin 2025 nga 3,1% në 3,3%.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova