Artikull
Ministria e Jashtme organizoi një pritje të Vitit të Ri për korpusin diplomatik
Premte 19 Dhjetor 2025 12:16
Premte, 19 Dhjetor 2025, 12:16
FOTO: Facebook/MFABulgaria
Madhësia e shkronjave
Ministri i Punëve të Jashtme në dorëheqje, Georg Georgiev, organizoi pritjen tradicionale për korpusin diplomatik me rastin e festave të ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, njoftoi ministria në Facebook.
Në fjalinë e tij përshëndetëse, Georg Georgiev vuri në pah sukseset kryesore të politikës së jashtme të Bullgarisë, ndër të cilat integrimin e plotë në zonën Shengen nga 1 janari 2025 dhe anëtarësimin e ardhshëm në eurozonë nga 1 janari 2026. Ministri theksoi gjithashtu thellimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara, si dhe angazhimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve për paqe në Ukrainë dhe për një zgjidhje të qëndrueshme të mosmarrëveshjeve në Lindjen e Mesme. Në përfundim, Georgiev përcolli urime festive për paqe, siguri dhe mirëqenie.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova