Artikull
Sindikata më e madhe shpalli gatishmëri greviste për shkak të buxhetit
Premte 19 Dhjetor 2025 12:27
Premte, 19 Dhjetor 2025, 12:27
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) deklaroi gatishmërinë për protesta dhe greva kombëtare, sektoriale dhe rajonale për mbrojtjen e të drejtave dhe të ardhurave të qytetarëve bullgarë. Shkak për këtë është “vendimi i papërgjegjshëm” i Kuvendit Popullor për të mos miratuar ligjet për buxhetin e shtetit. Në deklaratën e Këshillit Koordinues të KNSB-së shtohet se pushteti legjislativ zgjodhi rrugën e “pafuqisë politike” dhe miratoi një “ligj zgjatës” të buxhetit për vitin 2025. “Në një moment kur vendi ynë ndodhet në vijën e fundit drejt anëtarësimit në eurozonë, mungesa e parashikueshmërisë buxhetore dhe tensionet sociale dërgojnë një sinjal shkatërrues ndaj partnerëve ndërkombëtarë dhe minojnë stabilitetin ekonomik. Paqja sociale nuk mund të sakrifikohet në emër të lojërave politike”, deklarojnë nga sindikata.
Konfederata e Sindikatave të Pavarura paralajmëron se tensionet sociale do të rriten gjatë muajve në vijim.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova