Artikull
Presidenti do të vërë në lëvizje “ruletën parlamentare” për formimin e qeverisë
Premte 19 Dhjetor 2025 12:47
Premte, 19 Dhjetor 2025, 12:47
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kuvendi Popullor është absolutisht i palegjitim që nga fillimi i tij. Këtë e deklaroi lideri i forcës më të vogël parlamentare “Veliçie”, Ivelin Mihajllov, gjatë konsultimeve të fundit politike pranë presidentit, pas dorëheqjes së qeverisë. Mihajllov kujtoi se u konstatuan një sërë manipulimesh gjatë procesit zgjedhor. Sipas tij, video-vëzhgimi gjatë zgjedhjeve duhet të ketë peshë dhe duhet të kërkohet përgjegjësi nga ata që manipulojnë votën.
Presidenti Rumen Radev njoftoi se do ta dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë pas Vitit të Ri. Kreu i shtetit theksoi se gjatë konsultimeve u shpreh një mendim i përbashkët se besimi ndaj Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor është shteruar, dialogu mes forcave politike është shkatërruar dhe po parashikohen zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova