Artikull
Parashikimi i motit për fundjavën
Moti do të përkeqësohet dhe temperaturat do të ulen
Premte 19 Dhjetor 2025 19:35
Premte, 19 Dhjetor 2025, 19:35
FOTO: Ani Petrova, BNR
Madhësia e shkronjave
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2°C, pak më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Në Sofje do të jenë rreth minus 2°C. Pas mëngjesit me mjegull në lugina dhe pellgje, mbi pjesën më të madhe të vendit vranësirat do të shtohen dhe në fund të ditës, në disa zona të rajoneve lindore, do të ketë reshje të dobëta shiu. Kryesisht me diell do të jetë në Bullgarinë Jugperëndimore. Në pjesët lindore të vendit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu–verilindja. Do të fillojë ulja e temperaturave ditore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 3 deri në 8°C, më të larta përgjatë bregdetit, ndërsa në kryeqytet rreth 8°C.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me vranësira. Në mëngjes, në disa zona, dukshmëria do të jetë e reduktuar. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 9–12°C, temperatura e ujit të detit 11–13°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 1–2 ballë.
Në male moti do të jetë kryesisht me diell gjatë pjesës më të madhe të ditës në masivet e maleve Rilla dhe Rodopa, ndërsa mbi Malin Stara Pllanina dhe Stranxha, që para mesditës vranësirat do të shtohen dhe gjatë gjysmës së dytë të ditës, në disa zona, do të ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa në pjesët më të larta edhe reshje të dobëta bore. Temperatura maksimale në një lartësi mbidetare prej 1200 m do të jetë rreth 10°C, ndërsa në 2000 m rreth 4°C.
Të dielën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2°C në rajonet jugperëndimore deri në 6–7°C në skajet lindore. Moti do të jetë me vranësira. Temperaturat ditore do të ulen lehtë dhe do të jenë ndërmjet 4 dhe 9°C. Në lindje do të ketë reshje.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova