LAJME

Artikull

Qindra Babagjyshër dalin në rrugët e Sofjes për një udhëtim me motor

Shtunë, 20 Dhjetor 2025, 04:05

Qindra Babagjyshër dalin në rrugët e Sofjes për një udhëtim me motor

FOTO: Sofia Riders

Madhësia e shkronjave

Këtë të shtunë, më 20 dhjetor, Sofja do të përfshihet përsëri nga tingujt e motoçikletave dhe fryma e Krishtlindjeve. Sofia Riders organizon udhëtimin tradicional me motor të Krishtlindjeve 2025, i cili për të dhjetën vit do të mbledhë qindra motoçiklistë të veshur si Babagjyshi. Eventi fillon në orën 11:00 të paradites në Rezidencën “Bojana” përpara hyrjes së MuzeutHistorik Kombëtar në Sofje. Një orë më vonë, kolona e motoçiklistëve do të dalë në rrugët e kryeqytetit. Finalja është në zonën e këmbësorëve nga bulevardi “Vitosha” deri në bulevardin “Patriarku Evtimij”, ku do të ketë një program festiv, do të zbukurohet një pemë e Krishtlindjeve dhe do t'u shpërndahen dhurata fëmijëve. 

Pritet të mblidhen rreth 300-400 motoçiklistë, tha për BNR Georgi Jançev nga Sofia Riders. Sipas tij, kushdo mund të bashkohet, nëse është teknikisht i aftë. Është e dëshirueshme që ai të jetë i veshur si Babagjyshi (për burrat) ose si Borëbardha (për gratë).

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva