LAJME

Artikull

Parlamenti del në pushimе trejavore

Premte, 19 Dhjetor 2025, 15:23

Parlamenti del në pushimе trejavore

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Deputetët do të jenë në pushim nga 22 dhjetori deri më 10 janar, sipas rregullores së punës së Kuvendit Popullor, njoftoi kryesuesi i seancës së sotme Kostadin Angellov. Seanca e radhës plenare e rregullt është caktuar për datën 14 janar. Fillimi i javës së festave të Krishtlindjes e shtyn për pas Vitit të Ri hapin me të cilin presidenti Rumen Radev do të vazhdojë procedurën e dorëzimit të mandatit të parë eksplorues për formimin e një qeverie të re në kuadër të Kuvendit Popullor të 51-të pas dorëheqjes së kabinetit të Rosen Zheljazkov.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva