Artikull
Shtunë 20 Dhjetor 2025 09:00
Shtunë, 20 Dhjetor 2025, 09:00
FOTO: Varna Winter Fest
Madhësia e shkronjave
Në Varna fillon edicioni i parë i Varna Winter Fest 2025 – një festival muzikor multizhanëror, që zhvillohet nga 20 deri më 22 dhjetor në Pallatin e Kulturës dhe Sportit. Ngjarja organizohet nga Pop & Rock Culture Collective me mbështetjen e Fondit “Kulturë” të Komunës së Varnës.
Programi i festës dimërore muzikore përfshin interpretime të artistëve të njohur bullgarë dhe të huaj. Më 20 dhjetor nga ora 19:00, në skenë ngjiten superylli ballkanik Goran Bregoviç dhe orkestra frymore bullgare “Karandilla”, të njohur për miksin e tyre unik mes folklorit ballkanik dhe tingullit rock. Më 21-in nga ora 19:00, publiku do të mund të dëgjojë Ljubo Kirov dhe grupin Galliano, të cilët do të prezantojnë një larmi stilesh muzikore me theks te pop dhe groove. Ndërsa në skenën e dytë në klubin Maze pranë Pallatit do të paraqiten artistë si Spens – një nga figurat më të respektuara dhe me ndikim në hip-hopin bullgar.
Pallati i Kulturës dhe Sporteve në Varna
FOTO: visit.varna.bg
Dita përmbyllëse e festivalit, 22 dhjetor, do të përfundojë me koncertin e C-Block dhe Rumëneca & Ençev, i cili do të mbledhë adhurues të hip-hopit dhe muzikës pop nga e gjithë vendi.
Festivali Varna Winter Fest 2025 është i drejtuar drejt publikut të gjerë dhe synon të ofrojë përjetime jashtë sezonit tradicional veror të festivaleve, deklarojnë organizatorët. Edicioni i tij i parë pritet të zgjerojë kalendarin kulturor të kryeqytetit detar dhe t’u japë mundësi banorëve dhe mysafirëve të qytetit të shijojnë ngjarje muzikore dimërore live.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski