Premte 19 Dhjetor 2025 16:56
Premte, 19 Dhjetor 2025, 16:56
FOTO: Facebook/Zlatimir Yochev
Madhësia e shkronjave
Shoqata e Gazetarëve Evropianë – Bullgaria u bëri thirrje gazetarëve në vend dhe qytetarëve të bashkohen në një protestë në shenjë solidariteti me drejtuesit e programit të mëngjesit në bTV, Maria Cëncarova dhe Zllatimir Joçev. Aksioni është shpallur për në orën 18:00 sonte para selisë së medias. Shkaku është informacioni i shpërndarë për largimin e dy gazetarëve si drejtues të programit. Cëncarova është objekt i sulmeve politike prej vitesh, theksojnë nga Shoqata e Gazetarëve Evropianë. Ata shtojnë se nuk kanë arritur të kontaktojnë me një përfaqësues të televizionit që të konfirmojë zyrtarisht ndryshimet, por sipas informacioneve të tyre lajmi është komunikuar në redaksi. Jemi të shqetësuar nga rreziku i një tjetër “zbrazjeje të karrigeve” të zërave kritikë në eterin kombëtar bullgar, thekson shoqata.
Pretendimet se Maria Cëncarova dhe Zllatimir Jochev janë pushuar nga puna janë të rreme dhe kategorikisht të pavërteta, deklaroi televizioni bTV në qëndrimin e tij. Ata gjithashtu treguan se janë në dialog me Cëncarovën dhe po diskutojnë mundësitë për të zhvilluar përmbajtjen e programit me pjesëmarrjen e saj aktive në vitin e ri, gjë që është një praktikë standarde.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva