LAJME

Artikull

Bullgaria bëhet pjesë e iniciativës së BE-së për vëzhgimin hapësinor

Premte, 19 Dhjetor 2025, 17:36

Bullgaria bëhet pjesë e iniciativës së BE-së për vëzhgimin hapësinor

FOTO: P. Carril/ESA via AP/BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria, së bashku me Belgjikën, Lituaninë dhe Luksemburgun, do të bashkohet zyrtarisht me iniciativën evropiane EU SST Partnership për vëzhgimin dhe ndjekjen e hapësirës, njoftoi qendra e shtypit e Komisionit Evropian, e cituar nga BTA. KE i dha dritën jeshile aplikimeve të tyre për t’u bashkuar me partneritetin me vendimin e saj më 17 dhjetor.  

“Përfshirja e Bullgarisë në iniciativën evropiane do të kontribuojë në ndërtimin e një ekosisteme moderne hapësinore, e cila stimulon rritjen ekonomike përmes zhvillimit të industrisë hapësinore bullgare dhe nxitjes së partneriteteve ndërkombëtare”, theksoi qeveria në nëntor, kur mori vendimin për miratimin e anëtarësimit të vendit tonë në EU SST Partnership. Pritet nënshkrimi i marrëveshjeve për përfshirjen e shteteve të reja.  

Sistemi SST disponon një rrjet sensorësh tokësorë dhe hapësinorë, të aftë për të vëzhguar dhe ndjekur objektet hapësinore, për të përpunuar dhe ofruar të dhëna, informacione dhe shërbime për satelitët që rrotullohen rreth Tokës.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva