Artikull
Premte 19 Dhjetor 2025 17:52
Premte, 19 Dhjetor 2025, 17:52
Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Përfshirja e politikave
sociale në të ashtuquajturin buxhet zgjatues, siç është indeksimi i të
ardhurave të të punësuarve në sektorin buxhetor me madhësinë e inflacionit
vjetor, komprometon parimet e legjislacionit buxhetor dhe krijon një precedent
të rrezikshëm në politikën buxhetore të vendit. Kështu komentoi Këshilli Fiskal
vendimin e parlamentit që me zgjatjen e veprimit të Buxhetit 2025 edhe gjatë
vitit 2026, deri në miratimin e një buxheti të ri, të kryhet një indeksim i
vetëm i pagave. Sipas këshillit, buxheti zgjatues duhet të jetë një masë e
përkohshme me fushë të kufizuar, që garanton vetëm pandërprerjen e pagesave
shtetërore deri në miratimin e buxhetit të rregullt. Ndryshe nga buxhetet e
mëparshme zgjatuese, të cilat respektonin rreptësisht strukturën e vitit të
kaluar, ky i tanishmi del jashtë këtyre kornizave. Përmes tij kalohen ndryshime
të rëndësishme në pjesën e shpenzimeve, të cilat nuk janë të përshtatura me
qëndrueshmërinë fiskale afatgjatë dhe anashkalojnë debatin normal mbi politikën
buxhetore, thekson Këshilli.
Këshilli Fiskal është një
organ i pavarur këshillues për çështjet e menaxhimit fiskal.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva