LAJME

Artikull

GERB–SDS kërkojnë që kryeministri teknik të jetë i pavarur politikisht

Hënë, 22 Dhjetor 2025, 09:27

Denica Saçeva

Denica Saçeva

FOTO: BTA, arkiv

Madhësia e shkronjave

Kryetarja e Kuvendit Popullor, Raja Nazarjan, nuk do të pranojë të jetë kryeministre teknike. Këtë e deklaroi nënkryetarja e grupit parlamentar të GERB–SDS, Denica Saçeva, për bTV. Sipas saj, kryeministri teknik duhet të jetë një figurë e paangazhuar me partitë politike. “Ne u krijuam për të ndalur spiralen e zgjedhjeve, sepse kjo ishte jashtëzakonisht e rëndësishme. E përkthyer në shifra, kjo do të thotë pesë vite me shtatë zgjedhje, për të cilat si shoqëri kemi shpenzuar një miliard, po ai miliard që sot po e kërkojmë për të ardhurat”, tha Saçeva. Sipas saj, ndërkohë nuk ka pasur zhvillim thelbësor në asnjë sistem; përkundrazi, të gjitha sistemet kanë ngecur, pasi kanë funksionuar në kushte të paqëndrueshmërisë së vazhdueshme. Ajo theksoi se deri tani qytetarët tregojnë se nuk do t’i japin shumicë të plotë asnjë partie politike, gjë që sipas saj është një shenjë e nevojës për një qeveri të re koalicioni.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova