Hënë 22 Dhjetor 2025 11:31
Hënë, 22 Dhjetor 2025, 11:31
Georg Georgiev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria në asnjë moment nuk u përmbajt nga ngrirja e aseteve ruse. Vendi votoi “pro” ngrirjes së tyre afatgjatë, deklaroi ministri i jashtëm, Georg Georgiev, për BNT. Ai u pyet pse Sofja heziton të mbështesë shndërrimin e aseteve të ngrira ruse në një kredi reparacionesh, ndërkohë që përkrah një hua pa interes për Ukrainën në vlerë prej 90 miliardë eurosh.
Deri më tani, ngrirja e aseteve ruse rikonfirmohej çdo gjashtë muaj, ndërsa tani u miratua vendim për ngrirje pa afat, theksoi Georgiev. Sipas tij, Bullgaria iu bashkua një deklarate së bashku me Italinë, Belgjikën dhe Maltën, e cila përcakton se çdo shpenzim eventual i këtyre aseteve duhet të bëhet në përputhje me legjislacionin dhe rregullat evropiane. “Kjo deklaratë nuk ndryshon votën tonë, nuk ndryshon domethënien e asaj që kemi bërë dhe as veprimet tona”, tha ministri.
“Fillimisht u diskutua për shpenzimin e drejtpërdrejtë të aseteve të ngrira, ndërsa tani qasja e BE-së është një kredi prej 90 miliardë eurosh, e cila potencialisht do të sigurohet përmes buxhetit të BE-së”, komentoi ministri i jashtëm në dorëheqje. Ai sqaroi se momenti dhe mënyra se si mund të arrihet deri te përdorimi i këtyre mjeteve mbetet objekt i sqarimeve të mëtejshme dhe bëri thirrje që të mos spekulohet se cila pjesë e kredisë për Ukrainën do t’i takojë Bullgarisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova