Artikull
Presidenca u distancua sërish nga partia e ardhshme “3 Marsi”
Hënë 22 Dhjetor 2025 11:49
Hënë, 22 Dhjetor 2025, 11:49
Rumen Radev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Institucioni i Presidencës u distancua zyrtarisht nga partia e ardhshme “3 Marsi”, e cila deklaroi se e konsideron presidentin Rumen Radev si “liderin e saj joformal”. Nga shërbimi për shtyp i kreut të shtetit rikujtojnë, se që në muajin nëntor, Rumen Radev deklaroi: “Lëvizja “3 Marsi” dhe lëvizja për republikë presidenciale, si dhe çdo formacion tjetër i prejardhur prej tyre, nuk kanë asgjë të përbashkët me mua dhe me institucionin e Presidencës. Personat që paraqiten si organizatorë të partisë sime dhe që mbledhin para në emrin tim janë mashtrues dhe figura të vendosura nga oligarkia.”
Më 20 dhjetor, gjatë një forumi në Nesebër, përfaqësuesit e “3 Marsit” deklaruan se do të marrin pjesë në zgjedhjet e reja parlamentare. I pyetur nga BNR pse presidenti u distancua kaq qartë nga “3 Marsi”, lideri i projektit, Tihomir Atanasov, u përgjigj: “Nuk do ta komentoj. Ne vazhdojmë ta mbështesim. Kam thënë se e pranojmë si lider joformal. Nuk kam thënë se është.”
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova