LAJME

Artikull

“Mjara”: 74% e bullgarëve duan ndryshime në Kodin Zgjedhor

Hënë, 22 Dhjetor 2025, 15:09

Машинно гласуване

Машинно гласуване

FOTO: Rumen Sarandev

Madhësia e shkronjave

Ndryshime në Kodin Zgjedhor para zgjedhjeve të radhës parlamentare kërkojnë 74% e bullgarëve, ndërsa vetëm 22.6% janë të mendimit të kundërt. Të dhënat janë nga një sondazh i pavarur telefonik i agjencisë “Mjara”, i zhvilluar midis 15 dhe 17 dhjetorit 2025 me 802 qytetarë bullgarë të rritur. 42.4% e të anketuarve mendojnë se duhet të votohet vetëm me makina, 35.2% – me fletëvotime letre, ose me makina, 16.8% – vetëm me fletëvotime letre, ndërsa 5.6% nuk mund të përgjigjen.

Aktualisht në Bullgari votimi mund të kryhet si me makinë, ashtu edhe me fletëvotim letre. Megjithatë, votimi me makinë nuk zhvillohet në seksione zgjedhore me më pak se 300 votues.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva