LAJME

Artikull

70% më pak presion migrator në kufijtë e Bullgarisë

Hënë, 22 Dhjetor 2025, 17:12

70% më pak presion migrator në kufijtë e Bullgarisë

FOTO: BNR - Stara Zagora

Madhësia e shkronjave

Sot “Policia Kufitare” shënoi 138 vjet nga krijimi i saj. Ministri i Brendshëm në dorëheqje, Daniell Mitov, deklaroi se viti i parë i anëtarësimit të plotë të Bullgarisë në hapësirën Shengen ka dëshmuar se një qëllim i ndjekur prej shumë kohësh është plotësisht i merituar. Presioni migrator është ulur me mbi 70%, përbërja e “Policisë Kufitare” është forcuar me punonjës të rinj dhe është kryer përditësim teknologjik i sistemeve të sigurisë, theksoi Mitov.

Kryekomisari Anton Zllatanov, drejtori i shërbimit, deklaroi për BNT se ka interes të lartë për punë në sistem. 2600 kandidatë janë paraqitur në konkurs për 400 vende. Sa i përket mbrojtjes së kufijve pas hyrjes në Shengen, Zllatanov raportoi se mesatarisht çdo muaj kapet nga një grup trafikantësh.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva