Hënë 22 Dhjetor 2025 18:09
Hënë, 22 Dhjetor 2025, 18:09
FOTO: president.bg
Madhësia e shkronjave
Gatishmëria e sektorit bankar për futjen e euros nga 1 janari 2026 u diskutua nga Presidenti Rumen Radev në një takim me udhëheqjen e Shoqatës së Bankave në Bullgari. Në takim mori pjesë edhe zëvendëspresidentja Ilijana Jotova. Kreu i shtetit theksoi kontributin e bankave bullgare në garantimin e stabilitetit financiar në vend në sfondin e situatës së paqëndrueshme politike.
Shoqata e Bankave në Bullgari siguroi se sistemet e pagesave, si dhe bankomatët, janë të përgatitur për kalimin në monedhën e re, euron. Lidhur me normat e interesit për kreditë hipotekare dhe konsumatore të ofruara nga bankat bullgare, nuk priten ndryshime të rëndësishme në afat të shkurtër dhe të mesëm, theksoi udhëheqja e Shoqatës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva