LAJME

Artikull

Trafik i ngarkuar në rrugët për shkak të festave të ardhshme

Martë, 23 Dhjetor 2025, 05:00

Trafik i ngarkuar në rrugët për shkak të festave të ardhshme

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Rreth 100 000 automjete pritet të largohen nga Sofja për ditët e ardhshme festive të Krishtlindjes. Më shumë mjete pritet të ketë në autostradën “Trakia”, e ndjekur nga “Hemus”, “Struma” dhe “Evropa”. Agjencia e Infrastrukturës Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes, me shpejtësi të përshtatur, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të nisen në rrugë me automjete të përgatitura për kushte dimërore. 

Ministria e Brendshme premtoi kontroll të shtuar në rrugë. Po zhvillohen kontrolle intensive për drejtim mjeti pas përdorimit të alkoolit dhe substancave narkotike.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva