LAJME

Artikull

Guvernatori i Bankës Kombëtare tha se nuk do të bëhet kryeministër në detyrë

Martë, 23 Dhjetor 2025, 10:01

Dimitër Radev

Dimitër Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në kushtet e një paqëndrueshmërie të zgjatur politike, qëndrueshmëria e shtetit varet nga funksionimi i qëndrueshëm i institucioneve kryesore publike, tha për BTA guvernatori i Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB), Dimitër Radev. Banka qendrore ka një rol kyç në ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar, theksoi ai.

Ai deklaroi se nuk do të pranonte të ishte kryeministër në detyrë, sepse kjo do të vinte në pikëpyetje pavarësinë e Bankës Kombëtare të Bullgarisë. Në intervistë, Radev komentoi se zgjatja e buxhetit shtetëror në kushtet aktuale është “varianti më i përshtatshëm i mundshëm”, pasi lejon ruajtjen e disiplinës fiskale dhe mbajtjen e një stabiliteti relativ ekonomik. Ai shtoi gjithashtu se anëtarësimi në eurozonë krijon një kuadër më të rreptë dhe më të parashikueshëm të qeverisjes dhe vlerësohet pozitivisht nga tregjet financiare.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova