Artikull
Po përgatiten masa të ashpra kundër ciceronëve të paligjshëm turistikë
Martë 23 Dhjetor 2025 12:41
Martë, 23 Dhjetor 2025, 12:41
FOTO: plovdiv-online.com
Madhësia e shkronjave
Ministria e Turizmit po ndërmerr hapa për të kufizuar aktivitetin e ciceronëve turistikë të paligjshëm në vend. Kjo u sqarua gjatë një takimi pune midis inspektorëve të ministrisë dhe organizatave profesionale të ciceronëve turistikë. Ata kërkuan ndryshime në Ligjin për Turizmin, që të lejojnë vendosjen dhe mbledhjen e gjobave për aktivitet të paligjshëm të ciceronëve menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe nga policia.
Do të dërgohen letra në misionet diplomatike në vend me informacion në lidhje me kërkesat e ligjit bullgar gjatë ushtrimit të aktiviteteve të guidave turistike.
Organizatat e ciceronëve turistikë shprehën shqetësim për mënyrën se si prezantohet Bullgaria para turistëve të huaj nga ciceronët e pa licencuar, dhe kërkuan që çdo grup të udhëhiqet nga një guidë lokal i regjistruar, si garanci për cilësi dhe kontroll.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova