Artikull
Parashikimi i motit për 24 dhjetorin 2025
Natën e Buzmit do të bjerë shi në të gjithë vendin, ndërsa në Bullgarinë Perëndimore edhe bore
Martë 23 Dhjetor 2025 19:35
Martë, 23 Dhjetor 2025, 19:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë nga minus 1° deri në 4°. Në Sofje – rreth 1°. Gjatë ditës, reshjet e shiut do të përfshijnë gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa deri në mbrëmje edhe rajonet lindore. Reshje me sasi të konsiderueshme priten në Bullgarinë Jugperëndimore dhe në të Veriperëndimore.
Pasdite dhe gjatë natës së Lindjes së Krishtit, me uljen e temperaturave, në shumë zona të Bullgarisë Veriperëndimore, në rripin kodrinor verior të malit Stara Pllanina dhe në fushat e larta perëndimore, shiu do të kthehet në borë. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa përgjatë Danubit dhe në rajonet lindore përkohësisht e fortë nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 3 deri në 8°, ndërsa në kryeqytet rreth 3°.
Në bregun e Detit të Zi do të jetë me re dhe reshje shiu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 9–10°, ndërsa uji i detit 11–12°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.
Në male do të jetë me re, me reshje bore në shumë zona. Do të fryjë erë e moderuar, përkohësisht e fortë nga jug-juglindja, ndërsa në zonat më të larta nga jug-perëndimi. Në kalimet malore do të ketë kushte për stuhi dëbore dhe grumbullime bore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 3°, ndërsa në 2000 m rreth minus 2°.
Të enjten, ditën e parë të Krishtlindjes, do të jetë me re dhe reshje në të gjithë vendin; në disa zona reshjet do të jenë të konsiderueshme – në Bullgarinë Perëndimore dhe Veriore nga bora, ndërsa në Ultësirën e Epërme të Trakisë dhe në bregun e Detit të Zi – nga shiu. Do të formohet një shtresë bore, ndërsa në kalimet të malit Stara Pllanina do të ketë stuhi bore dhe era do të formojë grumbullime bore. Me erë të moderuar, ndërsa në Bullgarinë Lindore e fortë nga verilindja, do të vijojë të depërtojë ajër i ftohtë dhe temperaturat do të bien.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova