LAJME

Artikull

Zhytësit në Burgas organizojnë zhytje festive për Krishtlindje

Martë, 23 Dhjetor 2025, 22:35

Zhytësit në Burgas organizojnë zhytje festive për Krishtlindje

FOTO: Bashkia e Burgasit

Madhësia e shkronjave

Tradicionalisht, në prag të festës së ndritshme të krishterë - Krishtlindjeve, Shoqata "Miqtë e Detit - Burgas" organizon një zhytje Krishtlindjesh nga platforma Mostika në qytetin e Burgasit në Detin e Zi. Fillimi i saj është planifikuar për në orën 11:30 të mëngjesit më 24 dhjetor 2025. Pritet që përveç banorëve të Burgasit, në këtë ngjarje të marrin pjesë edhe mysafirë nga vendi. 

FOTO: Bashkia e Burgasit

Këtë herë Zhytja e Krishtlindjes do të ketë një shije retro. Zhytësit do të prezantojnë një sistem interesant retro për zhytje – cikël i mbyllur. Tek ai, me mjete kimike nga ajri i nxjerrë thithet dioksidi i karbonit dhe, pasi pasurohet me oksigjen, ai thithet sërish. 

FOTO: Bashkia e Burgasit

Si zakonisht, pas zhytjes zhytësit do të kërkojnë një enë të mbushur me florinj dhe do të hapin shampanjë nën ujë. Pema e Krishtlindjes është pjesë e pandashme e ngjarjes.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva