LAJME

Artikull

Krijohet një grup i posaçëm për kundërveprim ndaj pastrimit të parave

Martë, 23 Dhjetor 2025, 15:56

Krijohet një grup i posaçëm për kundërveprim ndaj pastrimit të parave

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Krijohet një Grup Operativ i Specializuar për analizë dhe kundërveprim ndaj pastrimit të parave. Këtë e vendosi sot, 23 dhjetor, në mbledhjen e vet qeveria në dorëheqje.

Qëllimi është të bashkohen burimet dhe informacioni nga strukturat kompetente të zbatimit të ligjit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare, Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave dhe Agjencisë së Doganave për kundërveprim ndaj pastrimit të parave, duke arritur kështu një analizë gjithëpërfshirëse dhe koordinim në veprimet e strukturave të ndryshme, rritjen e cilësisë së analizës së inteligjencës dhe shkurtimin e kohës për mbledhjen dhe përpunimin e informacionit mbi sinjalet që lidhen me pastrimin e parave, shpjegon shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave.

Drejtimi i grupit i është besuar Javor Sarafimovit – ish-drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe aktualisht zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva