LAJME

Artikull

Patriarku bullgar Daniil do të vizitojë Patrikanën Ekumenike

Martë, 23 Dhjetor 2025, 17:18

Patriarku bullgar Daniil do të vizitojë Patrikanën Ekumenike

FOTO: mitropolia-sofia.org

Madhësia e shkronjave

Me ftesë të Patriarkut Ekumenik Bartolomeu dhe me vendim të Sinodit të Shenjtë, Patriarku bullgar Daniil do të kryejë vizitën e tij të parë paqësore pas zgjedhjes dhe intronizimit të tij në fronin patriarkal të Kishës Ortodokse Bullgare, njoftoi shërbimi për shtyp i Kishës Ortodokse Bullgare.

Më 25 dhjetor patriarku do të pritet në Patrikanën Ekumenike, do të shërbehet një moleben falënderimi në kishën “Shën Gjergji Fitimtar”, dhe më pas ai do të pritet zyrtarisht nga Patriarku Ekumenik.

Ditën pasuese, nga ora 09:30, në kishën “Shën Gjergji Fitimtar” do të shërbehet liturgjia e shenjtë solemne, në të cilën do të bashkëshërbejnë Patriarku Ekumenik Bartolomeu dhe Patriarku bullgar. Më 27 dhjetor, nga ora 09:30, Patriarku do të shërbejë liturgji të shenjtë në kishën bullgare “Shën Stefan”. 



Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva