41 vjet nga protestat e turqve bullgarë kundër ndryshimit të emrave të tyre

Martë, 23 Dhjetor 2025, 18:14

41 vjet nga protestat e turqve bullgarë kundër ndryshimit të emrave të tyre

FOTO: desehistory.com

Madhësia e shkronjave

Në Ardino, në rajonin e Kërxhalit, u shënua 41-vjetori i protestave të turqve bullgarë kundër ndryshimit të detyruar të emrave të tyre. Në emër të Këshillit Komunal të DPS(partia që gëzon mbështetje kryesisht nga turqit bullgarë, romët dhe myslimanët në Bullgari – shën red.) u vendosën kurora para pllakave përkujtimore në fshatrat Bashevo dhe Gorno Prahovo, raportoi korrespondentja jonë Valjla Apostollova.

Organizatorët theksuan se nga ky rajon, më 23 dhjetor 1984, ka filluar përgatitja për mitingun e parë kundër të ashtuquajturit “Proces i Rilindjes”, i cili ka mbetur në histori për ndryshimin e dhunshëm të emrave të popullsisë myslimane në Bullgari, në përpjekje për asimilimin e saj.

 

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva