Artikull
Shtunë 27 Dhjetor 2025 08:00
Shtunë, 27 Dhjetor 2025, 08:00
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Ditën e tretë pas Lindjes së Krishtit më 27 dhjetor Ortodoksia nderon kujtimin e dëshmorit të parë të shenjtë dhe kryedhjak Stefan, i krishteri i parë që u martirizua në emër të Krishtit.
Siç shkruhet në jetëshkrimin e tij, Stefani
ishte i zellshëm në shërbim. Ai ishte ndër shtatë dhjakët e parë të shuguruar
nga apostujt e parë. Stefani mund të bënte mrekulli – duke vënë duart mbi të
sëmurët, ata shëronin. Ai ishte ndër ndjekësit më të zellshëm të mësimit të
krishterë. Duke parë se si gjithnjë e më shumë njerëz po e pranonin
krishterimin, udhëheqësit hebrenj vendosën të bënin gjithçka që ishte e mundur
për ta parandaluar këtë. Ata trilluan shpifje për Stefanin, e kthyen turmën
kundër tij dhe e thirrën në Sinedrion për gjykim. Në mbrojtje të besimit, ai
hyri në një diskutim me prijësit, duke i akuzuar ata për vrasjen e
Shpëtimtarit. Të tërbuar nga fjalët e tij, e çuan jashtë qytetit, ku e vranë me
gurë. Gjatë gjithë kohës kryedhjaku lutej që Krishti të pranonte frymën e tij.
Dhe fjalët e tij të fundit ishin një lutje për torturuesit e tij: “Zot, mos ua
ngarko atyre këtë mëkat!” Ndër më të egërit në turmë ishte një i ri me emrin
Savell, i cili më vonë e pranoi fenë e krishterë dhe u bë një predikues i
zellshëm - Apostulli Pali. Sipas traditës, Nëna e Zotit u lut për Stefanin,
duke parë nga larg martirizimin e tij.
Shën Stefani është patron i shumë kishave bullgare, duke përfshirë
një nga simbolet e luftës për pavarësinë e kishës – Kisha e hekurt “Shën Stefani“ në Stamboll.
FOTO: BTA
Në trapezën familjare vihet mish me lakër të tharmë dhe byrek. Këtë ditë çiftet e sapomartuara frekuentojnë krushqit dhe prindërit.
Ditë të emrit kanë njerëzit me emra bullgarë: Stefan, Stefana, Stefka, Venko, Stojan, Stojko, Stoiçko, Stoimen dhe të gjithë emrat e përngjashme.
Mish derri me lakër turshi – një gjellë tradicionale për Ditën e Stefanit
FOTO: arkiv
Në traditën popullore Dita e Shën Stefanit “mbyll ciklin e festave të Krishtlindjes”.
Qoftë kjo festë e ndritshme dhe e bekuar për të gjithë!
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Ekip i BNR-së
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva