LAJME

Artikull

Bullgaria dhe Italia nënshkruan marrëveshje për qendrën ushtarake në Kabile

Mërkurë, 24 Dhjetor 2025, 09:49

Bullgaria dhe Italia nënshkruan marrëveshje për qendrën ushtarake në Kabile

FOTO: Ministria e Mblrojtjes

Madhësia e shkronjave

Bullgaria dhe Italia do të ndërtojnë së bashku objekte në zonën ushtarake “Kabile”. Marrëveshja u nënshkrua mes ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov dhe homologut të tij italian Guido Crosetto në bazën “Bezmer”. Të dy theksuan se me marrëveshjen e nënshkruar vendoset fillimi i ndërtimit të objekteve të përbashkëta në Kabile. Në vijim pritet të hartohen marrëveshje shtesë teknike dhe anekse me qëllim zbatimin e plotë të saj.

Që nga viti 2022, Italia komandon grupin luftarak të NATO-s në Bullgari, i cili u krijua pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Planet parashikojnë që, nëse lind nevoja, në Kabile të përqendrohen mbi 3000 ushtarakë për mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s.

Kabile është një qendër ushtarake strategjike që nga epoka romake. Shumë pranë ndodhen aeroporti ushtarak “Bezmer” dhe ai civil në “Sarafovo”.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova